Thaçi: Nga sot, Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste

11:41 | 26 Shtator 2023
thaci:-nga-sot,-lista-serbe-duhet-te-shpallet-organizate-terroriste
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi thotë se nga sot Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste.

Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me vendimin e fundit që kanë marrë për shpallen e tri ditë zije, sipas tij, e kanë pranuar që qëndrojnë në vijë të njejtë me terroristët e vrarë në Bajnskë.

“Çdo individ apo subjekt, kushdo qoftë ai që mbështet terroristet në çfarë do forme duhet të ndiqet penalishit nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës”, shkruan tutje Thaçi.

Shkrimi i plotë:

Nga sot Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste!

Edhe vetë ky i ashtuquajturi subjekt politikë, sot pas shpalljes tri ditë zije e paska pranuar që qëndron në vijë të njejtë me terroristet e vrarë në Bajnskë.

Çdo individ apo subjekt, kushdo qoftë ai që mbështet terroristet në çfarë do forme duhet të ndiqet penalishit nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.

Komento: