Thaçi ngushëllon familjen për vdekjen e 82 vjeçarit: Të jemi të gatshëm për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

12:03 | 22 Mars 2020

Ka vdekur personi i parë në Kosovë i prekur me koronavirus.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi falënderoj edhe institucionet shëndetësore për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto ditë pandemie.

Ja postimi i Thaçit:

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë.

Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda.

Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi.

Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH

Komento: