Thaçi ngushëllon familjet e viktimave të pandemisë në SHBA

18:00 | 08 Prill 2020

Hashim Thaҫi ka ngushëlluar familjet e viktimave të pandemisë në SHBA.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Tëitter është solidarizuar me SHBA-në, pas rritjes së numrit të viktimave nga pandemia atje.

Thaçi ka thënë momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Komento: