Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot drejt Amerikës.
Gjatë kësaj vizite, ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.
Para pak çastesh presidenti Thaçi, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, me ç’rast ka thënë se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës.