Thaçi niset për Amerikë, thotë se miqësia me këtë shtet do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi niset për Amerikë, thotë se miqësia me këtë shtet do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës

11:53 | 04 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot drejt Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.

Para pak çastesh presidenti Thaçi, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, me ç’rast ka thënë se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës.

Komento: