Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Japoni.
Thaçi dje zhvilloi disa takime me zyrtarët japonez, ndërsa u takua edhe me nxënës.
Teksa dje ai i ushqeu peshqit në mënyrën japoneze ai sot në mëngjes ka përgatitë çaj sipas traditës se popullit japonez.
“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikpritjes dhe shijimit të natyrës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.