Kosova dhe Serbia janë duke u përgatitur për fazën finale të dialogut.
Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë është i pashmangshëm.
“Duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë që mund të arrihet vetëm përmes dialogut që ka mbështetje të SHBA-së dhe BE-së. Ka ardhur koha që armiqësia të lihet pas. Nëse sivjet nuk arrihet marrëveshja do të hyjmë në zonë të rrezikshme që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
Këto ditë në letrat e Trump dhe Pompeo kemi marrë garanci më të qarta se marrëveshja me Serbinë nënkupton njohjen reciproke. Nuk mund të kemi garanci më të madhe se fjalët dhe zotimi i Administratës së SHBA-së për këtë”.
“Njohja e Kosovës nga Serbia pas asnjë diskutim dhe kusht do të ishte konkludimi më i drejtë, por në politikë e drejta rrallë ngadhënjim. Na presim bisedime jo të lehta në Bruksel”, ka thënë Presidenti në Konferencë e organizuar nga Instituti Ridea me temë “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.