Thaçi për nder të dëshmorëve të Pejës: Fjalët e Engel, shpresë për të kërkuar drejtësi

15:27 | 05 May 2019

Sot është mbajtur një tubim përkujtimor për t’i nderuar 183 dëshmorët e Komunës së Pejës që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nuk mungoi prania e presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi tha se është nder i madh për të gjithë që të respektojmë këtë ditë historike për kombin, Ditën e Dëshmorëve.

“Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Thaçi po ashtu ka thënë se fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për Kosovën për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima.

“Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke lënë rreth 13 mijë e 500 viktima civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë keqpërdorime të grave. Fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, dekalroi tutje Thaçi./Lajmi/

Komento: