
Janë bërë 9 vite nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila e konfirmoi pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 22 korrikun, ditën kur GJND-ja, konfirmoi pavarësinë e Kosovës.
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjyka Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konfirmoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
E në përkujtim të kësaj dite, presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, vendimi i GJND-së, ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje.
Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.