Thaçi pret në takim Sami Lushtakun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi pret në takim Sami Lushtakun

14:23 | 21 Janar 2019

Hashim Thaçi, ka pritur një mysafir të veçantë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.
Thaçi e ka cilësuar Lushtakun si kontribuues të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi po ashtu ka thënë se krenohet me të kaluarën, përcjell lajmi.net.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku para disa ditësh është rikthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Komento: