Thaçi pritet nga Guvernatorja e shtetit Iowas, tregon se për ҫfarë diskutuan

20:18 | 19 September 2019

Thaҫi është takuar me Guvernatoren e Iowas.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Guvernatorja e shtetit Ioëa, Kimberly Kim Reynolds, në selinë shtetërore të Iowas.

Me këtë rast, ai ka shprehur kënaqësinë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Jam i lumtur që jemi pjesë e programit ‘Sister States’ dhe që ky program po kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ioëa-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas tij, ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e shkëmbimit edhe ekonomik ndërmjet vendeve.

“Kemi bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Ioëas dhe FSK-së, por edhe në fushën e arsimit dhe të energjisë së ripërtërishme. Por, veçanërisht jam i lumtur me programin ‘Ëomen in Energy’ që do të përgatisë studente nga Kosova që të marrin role kryesore në sektorin e energjisë në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Guvernatorja Kim Reynolds shprehu kënaqësinë me përparimin që është bërë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Ioëa-s.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova e njeh mirë përkrahjen që i ka dhënë Ioëa dhe afërsia mes dy vendeve ka bërë që dy popujt të ndihen si një familje.

Komento: