Thaçi: Rastësisht kam folur me Haxhi Shalën për votimin e Qeverisë Hoti

21:23 | 03 Qershor 2020

Hashim Thaçi thotë se rastësisht ka folur me Haxhi Shalën për votimin e Qeverisë Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se biseda e tij me deputetin Haxhi Shala për votimin e Qeverisë Hoti ka qenë rastësore.

Shala tha sot në Kuvend se biseda me Thaçin dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj e ka bindur atë që të votojë qeverinë e re.

‘’Unë zotëri Shalën e njoh moti por njoh edhe shumë deputetë të tjerë. Kam miq gjithandej.”, thotë ai.

‘’Kemi rastisur në një ndejë krejt rastësisht së bashku me zotin Haradinaj dhe mikun tim Haxhi Shalën.’’

‘’E kemi pasur një bisedë krejt të lirë. Një bisedë të vullnetit të lirë. Rusisht është hapur kjo temë dhe për respekt ndaj presidentit dhe ish-kryeminsitrit Haradinaj ai ka vendosur të ndërrojë mendim’’, tregon presidenti i Kosovës.

‘’Sot kushdo që kërkon mendim nga ana ime unë kërkoj që të respektohen institucionet.’’, përfundon ai.

Komento: