Thaçi reagon pasi Rakic hoqi flamurin e Kosovës: S’ka vend në institucione për ata që s’respektojnë shtetin

12:05 | 10 Qershor 2020

Rakiq hoqi flamurin, Thaçi: S’ka vend në institucione për ata që s’respektojnë shtetin.

Presidenti i vendit në konferencën e sotme për media ka folur edhe për zv.kryeministrin nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka hequr simbolet e Republikës së Kosovës nga zyra e tij.

Thaçi ka thënë se për një gjë të tillë duhet pyetur kryeministri Hoti derisa ka shtuar se ata që s’respektojnë Kushtetutën dhe shtetin nuk kanë vend në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ai që s’respekton Kushtetutën, ligjet dhe shtetin s’mund të jetë pjesë e institucioneve. Duhet të pyesni z.Hoti”, ka thënë presidenti.

Derisa ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, të gjithë pjesëtarët e komuniteteve i kanë respektuar simbolet dhe shtetin e Kosovës.

“Unë ku jam aty, janë të gjitha simbolet. Edhe kur jam kanë kryeministër të gjithë pjesëtarët e komuniteteve i kanë respektuar”, ka shtuar Thaçi.

Komento: