Ka nisur Epopeja e UÇK-së.
Presidenti Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se me sakrificën e familjes Jashari, bota e kuptoi drejtë Kosovën.
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, në ceremoninë e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka thënë se me nderimet më të larta shtetërore sot kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, raporton lajmi.net.
Kjo sakrificë sublime sipas tij, bëri kthesë të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë të çështjes së Kosovës.
“Bota filloi ta kuptojë drejtë Kosovën. Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kthim prapa nuk kishte në luftën tonë për liri dhe çlirim. UÇK-ja u bë projekti më madhor kombëtar në historinë e kombit shqiptarë. Sot dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, invalidët, veteranët dhe gjithë qytetarët që u sakrifikuan për çlirimin e Kosovës. Ndërrojmë diasporën, që dhanë gjithçka për liri”, ka shtuar ai.