
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se a dërguar edhe zyrtarisht emrin e kandidatit për Kryeministër në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar tutje se nga sot nis rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja.
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Presidenti në Facebook.
