Thaçi shkon në Has, përkujton 20 vjetorin e betjesë në Planejë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi shkon në Has, përkujton 20 vjetorin e betjesë në Planejë

17:20 | 27 Maj 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në rajonin e Hasit.

Ai atje ka përkujtuar 20 vjetorin e betjesë në Planejë të Hasit.

Sipas tij, fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej, përcjell ORAinfo.

“Në Planejë të Hasit, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: