Thaçi takohet me Dakën: Subjektet politike të dëshmojnë pjekuri

11:58 | 04 October 2019

Thaçi pret Dakën: Subjektet politike të dëshmojnë pjekuri.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Kreu i shtetit tha se me Dakën kanë biseduar për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor.

Thaçi falënderoi kryetaren e KQZ-së për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me besimin se qytetarët dhe partitë do të shfaqin maturi të dielën.

“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, shkroi kreu i shtetit.

Komento: