Thaçi takohet me Hahn, kërkohet marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi takohet me Hahn, kërkohet marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

17:35 | 15 Shkurt 2019

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me komisionarin Johanes Hahn gjatë Samitit të Munihut.

Pas kryeministrit Ramush Haradinaj, me euro komisionarin Johanes Hahn është takuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Derisa Haradinaj ia kishte përmendur Hahnit taksën, vizat e njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Thaçi nga ajo që ka shkruar në profilin e tij për këtë takim, duket se ka qenë më i butë më zyrtarin e lartë të BE-së.

Presidenti ka thënë se ka diskutuar vetëm për çështjen e vizave dhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

“Me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Sot ndërkohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ekipi i unitetit i përfaqësuar nga Limaj e Ahmeti, i kanë dorëzuar Kadri Veselit platformën për dialogun, të bazuar në Kushtetutë, sipas të cilës kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm në dialogun e Brukselit.

Komento: