Thaçi takohet me Ramën në Tiranë, flasin për korrigjim të kufijve

17:08 | 08 Maj 2019

Pasdite në Tiranë janë takuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri u Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast Thaçi tha se u diskutua për domosdoshmërinë e hapjes ë plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe për krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlatnike.

Tutje ai tha se në këtë takim është diskutuar edhe për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Luginës. /ORAinfo/

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH

Komento: