Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Londër, me ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair me të cilin ka biseduar për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.
Thaçi e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, shkruan lajmi.
Duke e cilësuar si njëri nga njerëzit me kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Thaçi ësht shprehur se Blair mbështet dialogun dhe një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ja postimi i tij i plotë:
Kam pasur një takim të madh në Londër me mikun tim Toni Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB për #Kosovën.