Thaçi takon kryesuesit e Ekipit Negociator, ja çfarë u diskutua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi takon kryesuesit e Ekipit Negociator, ja çfarë u diskutua

15:21 | 21 Janar 2019

Hashim Thaçi, sot ka takuar kryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë.

Pas takimit, në një konference për media, kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se presidenti Thaçi, i ka dorëzuar këtij ekipi raportin për bisedimet me Serbinë.

“Sot zoti Thaçi na ka dorëzuar zyrtarisht raporton për bisedimet me Serbinë. Ky është një raporti i presidencës për delegacionin shtetërore, është transkript i takimeve të Thaçit atje, por është një raportim i Thaçit për temat që janë hapur në Bruksel, nga presidenti Thaçi, siç janë të zhdukurit, trashëgimia kulturorë etje. Ne do ta dërgojmë në delegacionin shtetëror këtë dokument”, ka thënë Ahmeti, raporton lajmi.net.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se presidenti Thaçi ju ka thënë se nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Serbinë apo edhe me Brukselin.

“Edhe në raport shkruan, po e konfirmoj edhe sot, ne takim Thaçi tha nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Serbinë apo edhe me Brukselin. Dhe konfirmuam qe deri me tani kanë ndodhur 3 plus 1 takime, ku janë diskutuar të gjitha këto çështje”, ka thënë Ahmeti.

Komento: