Thaçi telefonon nga Haga prindërit e tij, ua uron të gjithëve 14-vjetorin e Pavarësisë

18:06 | 17 Shkurt 2022

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga prindërit e tij për t’ua uruar 14-vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi.

“Në luftë, në paqe, në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshin dhe gjyshen dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi gjendet në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Thaçi ishte kryeministër në ditën që ishte shpallur Pavarësia dhe deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga ai.

Komento: