Sot Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për viktimat e tërmetit atje.
Thaçi ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me vëllezërit dhe motrat matanë kufirit.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, vëllezërve dhe motrave shqiptare, si dhe familjarëve të viktimave të këtij tërmeti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe shpreh gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, ka thënë ai.
Po ashtu, presidenti Thaçi e ka njoftuar homologun e tij Meta edhe për dërgimin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përkrahje të popullsisë së zonave të dëmtuara nga tërmeti.