Thaçi thotë se dialogu do të ketë rezultate të mira nëse jemi të bashkuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi thotë se dialogu do të ketë rezultate të mira nëse jemi të bashkuar

11:50 | 26 Dhjetor 2018

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nëse qëndrojmë të bashkuar, atëherë dialogu do të ketë rezultate të mira.

Thaçi ka folur pas takimit të ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ka theksuar se vetëm duke qëndruar të bashkuar – dialogu do të ketë rezultate të mira, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi koordinuar për një angazhim shtesë të të gjitha institucioneve, të një koordinimi dhe më të mirë të punëve tona”.

“Duke qenë të bashkuar do të kemi rezultate më të mira në dialogun Kosovë-Serbi, që përshinë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB”.

“Procesi është i udhëhequr nga BE, por është ndryshe që pas letrës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.Kam besim që ekipi negociator do të kryej punën e vet, unë si president do të jap çdo këshillë dhe do të mbështes ekipin”.

“Çdo ide dhe sugjerim nga të tjerë është i mirëseardhur në mënyrë që procesi të jetë i plotë. Bota nuk na pret neve, nuk na ka vetëm neve, por edhe ne kemi ditur mos t’i zhgënjejmë të tjerët”, ka thënë Thaçi.

Komento: