Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë.
Kreu i vendit u shpreh se do të vazhdoi përkushtimin e tij, siç e quan ai, jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Derisa shtoi se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.
Thaçi tha se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet.
Sipas tij ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare që sipas Thaçit janë të imponuara padrejtësisht.