Thaçi thotë se do të kërkojë liberalizimin e vizave në Samitin e Zagrebit

18:23 | 06 Maj 2020

Thaçi thotë se në Samitin e Zagrebit do të theksoj nevojën e liberalizimit të vizave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Zagrebit që ka filluar tanimë.

Përmes një njoftimi në Facebook presidenti ka bërë të ditur se do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët.

“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19. HTH” tha ai.

Komento: