Thaçi thotë se duhet të respektohet Kushtetuesja, pasi që Gjykata i kërkoi të mos i bëjë presion

11:06 | 20 Maj 2020

Gjykata i kërkoi të mos i bëjë presion, Thaçi thotë se duhet të respektohet Kushtetuesja.

Pas takimit me ambasadorët e Quintit, presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që të respektohen institucionet e pavarura, duke e përmendur veçmas Gjykatën Kushtetuese, ndonëse kjo Gjykatë e akuzoi Thaçin dhe kryeministrin Kurti për presion ndaj saj.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, ku sipas një cicërime në Tëitter, është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Thaçi po ashtu ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura është jetik për demokracinë.

Me këtë i është referuar vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e tij në lidhje ne mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese dje ka dalë me një komunikatë ku ka reaguar për diskursin publik kërcënues të Presidentit Thaci dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Komento: