Njazi Thaçi ka thënë me gjithë vështirësitë, KEK-u po operon në kuadër të objektivave.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se kjo korporatë është duke operuar në kuadër të objektivave.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se, pavarësisht prej sfidave me të cilat është duke u përballur kjo korporatë, janë duke operuar në kuadër të objektivave për nxjerrjen e thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Duke folur rreth protestës së punëtorëve të kësaj korporate, Thaçi ka thënë se në vazhdimësi ka përkrahur kërkesat e sindikatave, duke theksuar se do të plotësohen kërkesat aty ku ka mundësi.
“Të gjithë jemi njëzëri se punëtori është aseti më i rëndësishëm i KEK-ut”, ka thënë Thaçi për Epokën e Re.
Ai ka folur edhe për sfidat që ka KEK-u.
Thaçi ka theksuar se njëra prej sfidave është vjetërsia e termocentraleve, ku disa prej tyre janë 60 vjet të vjetra, ndërsa e fundit që është instaluar ka 30 vjet prodhim.
“Sfidë në vetë janë mbajtja e tyre në prodhim për shkak se nuk kemi pasur mundësi të investojmë në kapacitetet e reja prodhuese. Përveç këtyre, sfidë tjetër tani kemi zgjerimin dhe hapjen e mihjes së re e cila ka kosto shumë të lartë dhe e cila planifikohet t’i furnizojë me thëngjill termocentralet për 40 vjetët e ardhshëm. Po ashtu, dhe rivitalizimi i “TC Kosova B” do të mundësonte një operim konform standardeve dhe direktivave të BE-së. Ka edhe shumë sfida të tjera por, falë përkushtimit dhe vullnetit të madh të menaxhmentit dhe të gjithë punëtorëve, besoj se do të realizohen dhe do të vazhdojmë të jemi shembulli më i mirë jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë sa i përket zhvillimit të këtij sektori”, ka thënë Thaçi.