Thaçi thotë se ndërpreu takimin me PAN-in kur pa se Radojçiqi ishte aty

21:30 | 16 May 2019

Thaçi flet për një takim me PAN-in.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se koalicionit PAN ia kishte sjellë në zyrë Milan Radojçiqin, të dyshuar për kontrollim të nëntokës në veri të Kosovës.

Ka thënë se gjatë përgatitjeve për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, krerët e PAN-it e kishin sjellë Radojçiqin në zyrë për të marrë votat e serbëve. Thaçi në Rubikon të KTV-së ka thënë se ka ndërprerë në gjysmë këtë takim.

“Duke u përgatitur për seancën e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi duke dashur të sjellim votat e serbëve, partnerët e koalicionit, pa e njohur fare ma kanë sjellë Radojçiqin në zyrë. Në gjysmë e kam hetuar që është aty dhe e kam ndërprerë takimin. Theksova ishin të gjithë liderët.

E kam ndërprerë takimin sepse s’doja të vazhdoja një takim me të. Ai ka probleme me ligjin, ishte njeri që udhëhoqi botën e nëntokës në veri. Kërcënoi një skenë politike atje, dhe sipas të dhënave nga institucionet e vendit, ndërlidhen ai dhe bartësit në Serbi me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Vendi i tij është ballafaqimi me drejtësinë, e jo vizitat e tij në institucionet tona apo shtëpitë tona private”, ka thënë Thaçi.

Komento: