Zgjedhjet e 6 tetorit janë vlerësuar shembullore nga presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai në takimin të cilin e pati sot me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re.
“Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi shtoi se është e rëndësishme që përkrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet.
“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, ka deklaruar presidenti Thaçi.