Thaçi u shpreh ngushëllime familjarëve të dy të vdekurve nga koronavirusi

11:56 | 06 Prill 2020

Beteja s’ka përfunduar – Thaçi u shpreh ngushëllime familjarëve të dy të vdekurve nga COVID 19.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjet e dy personave që ndërruan jetë sot si pasojë e koronavirusit.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

I pari i shtetit thotë se beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar.

“Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”, ka shkruar ai.

Komento: