Thaçi uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

21:45 | 23 Prill 2020

Thaçi ia uron besimtarëve mysliumanë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Nesër besimtarët myslimanë fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe pse i shtrirë në spital, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, i ka uruar myslimanët për agjërim sa më të lehtë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes agjërimit, si një prej obligimeve themelore të fesë islame, besimtarët e sprovojnë durimin, disiplinën fizike dhe shpirtërore për një muaj, duke forcuar ndjenjat e paqes, solidaritetit dhe mirësisë me njëri-tjetrin.

Urime dhe agjërim të lehtë!.

Komento: