Thaçi uron veteranët e luftës, thotë se ata krijuan epokë të re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi uron veteranët e luftës, thotë se ata krijuan epokë të re

12:57 | 30 Dhjetor 2018

Presidenti Hashim Thaçi u ka uruar veteranëve të luftës ditën e tyre.

Ai ka thënë se heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri, krijuan epokë të re.

Thaçi ka përkujtuar të rënët për liri në Ditën e Veteranit.

Thaçi në një postim ka thënë se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë më 30 dhjetor 1991 të familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Tutje, presidenti ka shtuar se sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë.

Postimi i plotë:

Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit.

Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz.

Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare.

Komento: