Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim pas parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, në 11 vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka thënë se Kosova është gatshme për të sigurua paqe në rajon dhe botë.
“Sot kemi një ushtri profesionale, multietnike, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë”, ka thënë presidenti.
Thaçi ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ishte i drejt, legjitim, raporton lajmi.net.
Ai ka përmendur sakrificat e rrugëtimit të Kosovës në shtetndërtimin e saj, ku ka thënë se “rrugëtimi ka kërkua, mençuri, durim e urti”.
“Këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër për të ardhmen. Një marrëveshje përfundimtare, paqësore me Serbinë që nënkupton njohje reciproke”, është shprehur ai.
Thaçi ka falënderuar shtetet mike në krye me SHBA-të, BE-në, shtetet e Evropës dhe NATO-n.
Presidenti po ashtu ka kujtuar të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe për të ndërtuar shtetin. /Lajmi.net/