Thaçi i vazhdon konsultimet me partitë e pakicave: Po e kërkojmë zgjidhjen më të mirë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet konsultative me partitë jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.
Këtë radhë, Thaçi ka pritur në takim deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, përfaqësuesit e komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian.
“Presidenti Thaçi ka takuar deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinollin, i cili është përfaqësues i komunitetit rom, Danush Ademin, përfaqësues i komunitetit ashkalinj dhe Veton Berishën, përfaqësues i komunitetit egjiptian”, thuhet në komunikatën e zyres së Presidentit.
Presidenti Thaçi ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike.
Takimet e presidentit Thaçi me përfaqësuesit e partive politike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.