Thaçi vazhdon të besojë se 2019-ta do të jetë viti i marrëveshjes me Serbinë

12:36 | 18 February 2019

Hashim Thaçi vazhdon të besoj se gjatë vitit 2019, Kosova dhe Serbia do arrijnë marrëveshjen e paqës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson që ky vit do të jetë viti i arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë amerikane “Bloomberg”, ka thënë se beson që viti 2019, do jetë viti i marrëveshjes me Serbinë.

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes”, ngase sipas tij, “Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara”.

Duke folur për këtë marrëveshje, i pari i Kosovës, ka thënë se një marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte “të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Ndërsa, kur është pyetur nëse ka presion që të kryhet marrëveshja para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj, ai ka thënë: “Sa më shpejtë aq më mire”.

Komento: