Thaçi, Veseli e Selimi arrijnë në aeroport, së shpejti nisën drejt Hagës

15:14 | 05 Nëntor 2020

Ish-krerët e UÇK-së janë nisur drejt Hagës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë nisur së bashku për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku do të udhëtojnë për në Hagë.

Thaçi, Veseli e Selimi të tre ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, kanë marrë konfirmim të aktakuzave ndaj tyre nga Specialja.

Ata sot do të udhëtojnë për në Hagë për t’u përballur me akuzat e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli poashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK’ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Kosovës.

Komento: