Po festohet festa e Kurban Bajramit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke festuar këtë festë me familjen e tij.
Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Thaçi ka shkruar se Bajrami festohet më së miri në familje.
“Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi”, ka shkruar presidenti.