Thaçi zbulon se cila është zgjidhja më e mirë për marrëveshjen finale me Serbinë

15:29 | 20 Janar 2019

Ende nuk ka një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të gjatë për agjencinë austriake të lajmeve ‘APA’, ka folur për marrëveshjen finale me Serbinë.

Ai ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve me Serbinë është mundësia më e mirë që kanë të dy vendet.

Këtë ide për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve Thaçi thotë se tashmë po e përkrah edhe Vladimir Putini.

““Është një risi që Rusia do të mbështesë një marrëveshje, që do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij nëse arrihet një marrëveshje, do të jetë një mundësi e artë për avansimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kreu i shtetit kosovar thotë se nëse do të lëshohet ky shans për arritjen e një marrëveshje, atëhrë qytetarët do ta mallkojnë në dekadat e ardhshme.

“Në të kaluarën nuk ka ekzistuar një vullnet kaq i madh, dhe nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, atëherë qytetarët do të vuajnë në dekadat e ardhshme”, ka shtuar ai

Komento: