Thaçi zbulon se ku do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

15:38 | 26 December 2018

I pari i vendit, Hashim Thaçi është duke e mbajtur fjalimin e vitit në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth të arriturave 2018 të institucionit të cilin e drejton ai.

Ndër të tjera, ai ka folur rreth politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Presim nënshkrimin e marrëveshjes finale në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve do t’i sjellë njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB.

Komento: