Thaçit: Amerika tash udhëheq me dialogun Kosovë – Serbi, më premtuan qindra miliona dollarë pas marrëveshjes

16:34 | 04 Mars 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se po i drejtohet qytetarëve, pasi kishte planifikuar t’u drejtohet deputetëve në Kuvend, por kjo iu pamundësua nga kryeparlamentarja Osmani. Në këtë konferencë, ai ka folur për të gjitha takimet që ka pasur në ShBA me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Thotë se kanë folur për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, investimet që do të bëjnë Shtetet e Bashkuara pas arritjes së marrëveshjes dhe konsolidimin e ushtrisë së Kosovës.

“Me ftesë të ambasadorit Grenell, jam takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Më lejoni t’ju njoftoj për këtë takim dhe implikimet e tij. Takimi shënon rikthimin e fuqishëm të ShBA-së në procesin e kërkimit apo mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfudimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ne këtu në Kosovë, të gjithë pa dallim, institicuionet, partitë politike, mediat, kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë mes, gjithashtu që Uashingtoni të merr një rol bosht në udhëheqjen në këtë process. Sot ShBA udhëheq në këtë rol. Takimi në Uashigton është i rëndësishëm sepse e lehtëson apo e bën më të afërt arritjen e marrëveshjes. I bën më reale gjasat që dicka e tillë e munguar të mund të arrihet në Uashington”, ka thënë Thaçi.

Disa pjesë nga fjalimi i Thaçit:

“Kisha planifikuar të jem në sallën e Kuvendit, që t’i drejtohem deputetëve, përfaqësuesve legjitim që ju keni votuar, por në pamundësi për t’iu drejtuar Kuvendit, pasiqë dicka e tillë mu pamundësua më lejoni t’u drejtohem përmes kësaj konference”, ka thënë ai.

Thaçi më tej ka thënë se çështja për të cilin do t’i informojë qytetarët, është ndër më e rëndësishmja për sic tha ai “në këtë fazë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës’

“Çështja që do t’ju informoj është më e rëndësishmja për Kosovën në këtë fazë, në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm ndërkombëtar. E kam fjalën për angazhimin e Kosovës, angazhimin e miqve tonë amerikanë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Për procesin e mundësisë së marrjes së njohjes nga Serbia, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe që Kosova sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Më tej, para gazetarëve ai ka treguar për të gjitha takimet që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, me përfaqësues të lartë të administratës amerikane.

“Kam theksuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së, për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në tërë Evropën. Dua t’ju kujtoj se këta ekspertë me ndikim të madh në administratën Trump, me mundësi të ndikimit edhe tani për të ecur përpara”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

“Kemi marrë mbështetje të plotë për aspiratën tonë për forcimin e ushtrisë dhe lëvizjen drejt parneritetit”, ka thënë ai.

“Sekretari Pompeo, në një takim sy më su, shfaqi mbështetjen e plotë për arritjen e një marrëveshje. Të dy u pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk kemi çështje të hapura, e sigurova se nuk do të lejoj asgjë të cënoj marrëdhëniet tona me Amerikën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje ka folur edhe për takimin me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë.

“Me Grenell dhe O’Brien, temë kryesore ishte arritja e një marrëveshjeje përfundimtare. Në ndërkohë, jemi thirrur përsëri nga Shtëpia e Bardhë, nga ambasadori Grenell, për takim të radhës, të hënën më 2 mars, në Shtëpinë e Bardhë. Me ftesë të ambasadorit Grenell, jam takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Më lejoni t’ju njoftoj për këtë takim dhe implikimet e tij. Takimi shënon rikthimin e fuqishëm të ShBA-së në procesin e kërkimit apo mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfudimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ne këtu në Kosovë, të gjithë pa dallim, institicuionet, partitë politike, mediat, kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë mes, gjithashtu që Uashingtoni të merr një rol bosht në udhëheqjen në këtë process. Sot ShBA udhëheq në këtë rol. Takimi në Uashigton është i rëndësishëm sepse e lehtëson apo e bën më të afërt arritjen e marrëveshjes. I bën më reale gjasat që dicka e tillë e munguar të mund të arrihet në Uashington”, ka thënë ai.

Komento: