Thaçit nuk i bënë përshtypje vizita e zyrtarit amerikan, kështu relaksohet në Brezovicë

20:54 | 08 Mars 2019

Thaçi shihet duke skijuar në Brezovicë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjetur pak kohë për relaks gjatë ditës së sotme.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social “Facebook” nga “Brezovica Info”, presidenti Thaçi shihet duke skijuar në Brezovicë .

Në fotografi, Thaçi shihet i vetëm, derisa nuk dihet me kë ka qenë i shoqëruar atje.

Thaçi nesër me mëngjes, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veselin e kryeministrin Ramush Haradinaj do të takojnë zyrtarin e lartë amerikan, David Hale me të cilin do të diskutojnë për taksën dhe dialogun.

Komento: