“Thank You USA” motoja e kryeqytetit për aktivitetet kulturore për nder të Pavarësisë së SHBA-ve

17:45 | 30 Qershor 2024
“thank-you-usa”-motoja-e-kryeqytetit-per-aktivitetet-kulturore-per-nder-te-pavaresise-se-shba-ve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga data 2 deri më 4 korrik do të mbahen disa aktivitete kulturore.

Rama ka njoftuar se me moton “Thank You USA” do të festojmëme muzikë e fishekzjarre, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë më të madh SHBA-së.

“Në rrugën “2 Korriku” në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve ’90. Festojmë Deklaratën Kushtetutese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë”, ka shkruar ai.

“Prishtina po frymon art dhe kulturë”, shtoi Rama.

Komento: