
Mediumi britanik “The Guardian” shkruan sot se Bashkimi Evropian rrezikon të shkojë edhe në një përplasje tjetër më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidentin amerikan, Donald Trump, trasnmeton Gazeta Express.
Mospajtimet për Ukrainën e luftën në Iran, duket se do të pasohen me një përpjekje të Bashkimit Evropian për të penguar një projekt për gazsjellës që planifikohet të realizohet në Bosnje e Hercegovinë e që është në pronësi të avokatit personal të Trump.
The Guardian këtë raportime mbështet në një dokument që e ka parë.
“Tubacioni do të kalojë nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë . Nën presionin që kanë ushtruar zyrtarët amerikanë për muaj të tërë, sipas burimeve boshnjake, udhëheqësit e saj kanë vepruar shpejt për t’ia dhënë kontratën një kompanie, më parë pak të njohur, me seli në Wyoming”, shkruan The Guardian, duke treguar se bëhet fjalë për kompaninë AAFS Infrastructure and Energy.
Kompania drejtohet nga dy anëtarë kryesorë të fushatës së Trump, Jesse Binnall, një avokat që e mbrojti presidentin amerikan nga akuzat për nxitje të trazirave në Kapitol pas humbjes së tij, dhe Joe Flynn, vëllai i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit.
Siç shkruan mediumi britanik, pas miratimit të legjislacionit që përcaktoi se kontrata do t’i shkojë kompanisë në fjalë, institucioneve në Sarajevë iu ka shkuar një vërejtje nga Brukseli se rrezikojnë rrugën e Bosnje e Hercegovinës drejt BE-së, raporton Express.
“Në një letër të dërguar më 13 prill, të siguruar nga portali investigativ boshnjak istraga.ba dhe të parë nga Guardian, zyrtari i BE-së Luigi Soreca shkroi se, sipas një marrëveshjeje për energjinë midis Bosnjës dhe Brukselit, ishte “thelbësore që projektligjet të koordinoheshin plotësisht” me BE-në”, shkruan The Guardian.
. “Në këtë mënyrë, Bosnja dhe Hercegovina mund të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe të shmangë humbjen e mundësive për integrim të mëtejshëm, si dhe të mundësive financiare”, ka shkruar Soreca.
Binnall ka thënë se tubacioni është një “prioritet për administratën Trump”.
I pyetur në lidhje me ndërhyrjen e BE-së, avokati i Trump ka deklaruar se “AAFS nuk do ta harrojë kurrë atë që ka vërtet rëndësi në këtë projekt: ofrimin e sigurisë energjetike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha autoritetet përkatëse për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë vizion realitet.”
Duke e lidhur Bosnjën me një terminal të gazit natyror të lëngshëm pranë bregdetit kroat, tubacioni do të lejonte që gazi amerikan të arrinte në një vend që varet nga Rusia për të gjithë furnizimin e tij.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Brukseli vendosi një afat për anëtarët e BE-së dhe anëtarët aspirantë, si Bosnja, që të ndalonin blerjen e gazit rus deri në vitin 2028./GazetaExpress/