The Guardian i ka kushtuar një artikull rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën dje në Kosovë.
“Rezultatet nënkuptojnë që partia e krahut të majtë të kryeministrit Kurti duhet të formojë koalicion”, shkruan The Guardian.
Me 73% të votave të numëruara, partia e majtë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka fituar 41.99%.
Për VV, rezultati i zgjedhjeve do të ishte një rënie nga më shumë se 50% që fitoi në vitin 2021, por e vendos atë në pozicionin për të udhëhequr qeverinë e ardhshme në një vend, politika e të cilit dominohet nga marrëdhëniet me Serbinë dhe serbët brenda kufijve.
Por, të dielën vonë pas shpalljes së fitores, Kurti tha se do të formonte qeverinë e re pa lënë të kuptohet se kush mund të jetë partneri i mundshëm i koalicionit.
“Ne jemi partia e parë, partia fituese që do të krijojmë qeverinë e ardhshme”, u tha Kurti gazetarëve. “Ne do të vazhdojmë të përfundojmë punën që kemi nisur”.
“Kurti, një nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vitin 2021 kur një koalicion i drejtuar nga partia Vetëvendosje mori më shumë se 50% të votave dhe siguroi një shumicë në parlamentin me 120 ulëse”, shkruan The Guardian.