
Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, u ka bërë me dije lojtarëve të tij se duhet të heqin dorë nga rrjetet sociale.
Trajneri gjerman shpreson që futbollistët të mënjanojnë shfrytëzimin e këtyre platformave dhe për këtë arsye i ka kritikuar.
“Është gjithmonë më mirë që gjërat që duhet të biseduar t’i bëjmë drejtpërdrejt dhe të mos i adresojmë në rrjetet sociale. Unë nuk merrem me rrjetet sociale dhe nuk jam përdorues i tyre. Është më mirë gjithmonë që gjërat t’i flasim së bashku”, deklaroi Rangnick.
Së fundmi, trajneri gjerman ka pasur probleme me dy futbollistët, Jesse Lingard dhe Anthony Martial, shkaku i rrjeteve sociale. Martial tashmë është huazuar te Sevilla.