Kosova ka shënuar një përkeqësim të thellë në balancën tregtare gjatë muajit dhjetor 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Deficiti tregtar ka arritur një rekord historik prej 561 milionë euro, duke u rritur me 17.5% krahasuar me muajin paraprak.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 17.5% në muajin dhjetor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 561,5 milion euro krahasuar me deficitin 477,7 milion euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin (11.0%).” – thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka cilësuar këtë “rezultatin më të keq” të pushtetit aktual.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës sapo ka publikuar të dhënat e tregtisë për muajin dhjetor. Deficiti është rritur me një shifër të jashtëzakonshme prej 17.5% dhe për herë të parë ka arritur në 561 milionë euro brenda një muaji të vetëm. Ky është rezultati më i keq i qeverisjes. Rritja dramatike e importeve dhe eksportet statike…” – ka shkruar Selimi.