Intensifikohen përleshjet mes palestinezëve dhe policisë izraelite jashtë xhamisë së Al Aksës në Jeruzalem.
Më shumë se 300 persona u plagosën në prag të një marshimit nacionlist izraelit, që përkujton marrjen e Jeruzalemit lindor në 1967, e që konsiderohet një provokim nga palestinezët.
Turma hodhi gurë ndaj policisë e cila u kundërpërgjigj me granata tymosëse. Video të postuara në internet, shfaqin një sërë protestuesish brenda xhamisë së Al-Aqsës një prej vendeve më të shenjta si për Islamikët ashtu edhe hebrenjtë. Raportohet se pati përleshje edhe brenda Xhamisë,e njohur si Mali Tempull për izraelitët.
Një tjetër video e publikuar nga policia izraelit tregon një automjet teksa sulmohet me gurë. Trazirat disaditore shpërthyen pas kërcenimit të autoriteteve izraelit për dëbimin e familjeve palestineze nga rajoni i Sheikh Jarrah në Jeruzalemin lindor. Hamas, milica që kontrollon Rripin e Gazës, e cilëson një masakër dhe krim lufte atë po ndodh në Xhaminë e Al-Aqsës.