Thellohët edhe më shumë kriza, Arsenali pëson humbje në shtëpi

22:09 | 13 Dhjetor 2020

Arsenali pëson humbje në shtëpi nga Burnley.

Arsenali ka pësuar humbjen e dytë radhazi në dy ndeshjet e fundit në Premierligë.

Këtë herë skuadra e Mikel Artetas u mposht në shtëpi nga Burnley me rezultat minimal 0 – 1, përcjellë lajmi.net.

Ndeshja nisi mjaftë mirë për vendasit që dominuan nga minuta e parë, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet.

Mirëpo, gjërat u vështirësuan kur mesfushori Granit Xhaka u ndëshkua me të kuq për sjellje josportive sepse kapi për fyti kundërshtarin dhe pas rishikimit të VAR-it, vendimi u konfirmua.

Ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang që realizojë autogol (73′) duke i dhuruar mysafirëve pikët e plota.

Me këtë humbje, kriza të “Topçinjtë” vazhdon duke u renditur në pozitën e 15-të me 13 pikë, derisa Burnley qëndron në vendin e 17-të me nëntë sosh.

Komento: