Thellohet edhe më tepër konflikti verbal mes gazetares së njohur dhe Zhegrovës

10:03 | 10 June 2019

Gazetarja e sportit, Qëndresa Kerlani, ka pasur një mosmarrëveshje me yllin e Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrovës.

Gazetarja sportive Qëndresa Krelani e ka vazhduar përleshjen verbale me Edon Zhegrovën, duke i bërë thirrje yllit të ekipit kombëtar të Kosovës të mos i dërgojë njerëz për ta rregulluar zënkën por ta bëjë vetë një gjë të tillë.

Zënka mes dyshes nisi kur Krelani e quajti idiot futbollistin gjatë një ndeshje miqësore të Kosovës kundër Danimarkës në mars. Duke menduar se mikrofoni ishte i fikur, Krelani kishte bërtitur “shëno o idiot” duke iu referuar Zhegrovës, shkruan Gazeta Express.

Më vonë, Zhegrova theksoi se prezantuesja e sportit në radio televizionin publik të Kosovës, Krelani, u tregua, siç tha, e ulët kur e quajti atë idiot gjatë ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë.

Krelani i është kundërpërgjigjur futbollistit nga Prishtina, duke i kërkuar të mos i dërgojë njerëz për ta zgjidhur problemin.

“Më ka shkruar motra e tij, familjarë. Ka mbetur vetëm Vedat Bajrami i Stupcave pa më shkruar”, tha Krelani në “Sports Shoë”.

“Le të bëhet burrë le të më del përpara e mos të ma dërgojë motrën”, shtoi gazetarja kosovare.

Komento: